Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tenisi në rritje, Australian Open për 5 vite dyfishon të ardhurat

Australian Open 2019, turneu i parë Grand Slam për këtë vit, është në fazën finale. Siç tregojnë edhe çmimet për edicionin e këtij viti, biznesi i tenisit është gjithnjë e më fitimprurës.

Këtë vit, çmimet që do të fitojnë tenistët dhe tenistet janë rritur me 14%, në 39 milionë euro (dyfishi krahasuar me vitin 2014), edhe për ata që eliminohen në raundin e parë kualifikues (9.340 euro, dyfishi krahasuar me 2018); Ata që do të humbin në raundin e parë ose 1/64 e turneut (46.700 euro). Për fituesit në turnetë për meshkujt dhe femrat parashikohen 2.55 milionë euro.

Australian Open po rritet në mënyrë të konsiderueshme, veçanërisht sa u përket fitimeve që vijnë nga sponsorizimet dhe shitja e biletave. Vetëm nga sponsorët, Grand Slami që zhvillohet në Melbourne fiton 65 milionë euro në vit, prej të cilave 10.6 milionë nga sponsori kryesor, Kia; 6.2 milionë euro nga Rolex dhe 4.3 milionë euro nga Anz Banking group.

Në parkun e Melbourne, numri i spektatorëve që marrin pjesë është më i madh se në turnetë e tjerë. Në vitin 2018, u shitën 743.667 bileta, që sollën në arkën e këtij turneu rreth 100 milionë euro. Numri i biletave të shitura është më i madh krahasuar me dy Grand Slamet europiane, Roland Garros në Paris dhe Wimbledon në Londër, me rreth respektivisht 475 dhe 480 mijë spektatorë.

Nëse kur flasim për çmimet, Australian Open u është afruar turneve të tjerë të mëdhenj, edhe sa i përket qarkullimit të përgjithshëm, i është afruar Roland Garros, duke kapërcyer 200 mln euro. Përpjekja është që t’i afrohet niveleve të Wimbledon rreth 260 mln euro dhe US Open në nivelin 300 mln euro.

US Open qëndron në krye sa i përket biznesit, me rreth 300 mln euro të ardhura. Nga të cilat, 105 mln euro vijnë nga të drejtat televizive, 57 mln euro nga sponsorizimet, 105 mln euro nga shitja e biletave, kjo falë 732.663 spektatorëve që ndoqën nga afër edicionin e vitit 2018. 26 mln të tjera vijnë nga shitja e nënprodukteve të burimeve të sipërpërmendura.

 

 

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...