Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Derbin e “Var”-it e fiton Reali, Sergio Ramos rekord…

Reali i Madridit tregoi “dhëmbët” ndaj Atleticos në derbin e “Wanda Metropolitanos”, duke fituar me rezultatin 1-3, sfidë në të cilën më shumë se futbollistët protagonist u bëri “VAR”-i, thelbësor në 2 nga 4 golat e shënuar në total, anuloi një tjetër finalizim të Atleticos (Morata në pozicion milimetrik jashtë loje) si dhe nuk akordoi penallti në favor të Alvaro Moratas (kur rezultati ishte 1-2).

Një trepikësh shumë i rëndësishëm për “Los Blancos”, që parakalojnë pikërisht “Los Colchoneros” në renditje, duke ngushtuar në 5 pikë diferencën me Barcelonën, që gjithsesi ka një ndeshje më shumë për të luajtur, atë të kësaj të diele me Athletic Bilbaon në transfertë.

Takimi u zhbllokua me një gol të bukur të shënuar nga Casemiro me roveshatë, i gjendur në vendin dhe kohën e duhur.

Atletico barazoi 9 minuta më vonë me Antoine Griezmann, i nisur në pozicion të dyshimtë. “VAR”-i konfirmoi pozicionin e rregullt të francezit, por nuk mori në konsideratë ndërhyrjen ndaj Vinicius, që kheu topin te kundërshtari.

Para se të mbyllej pjesa e parë, Vinicius fitoi një 11-metërsh me ndërhyrjen e “VAR”-it (ndërhyrje thuajse mbi vijë), që u shndërrua në gol nga Sergio Ramos. Mbrojtësi e Realit, përtej golit të realizuar u ndëshkua me karton në këtë ndeshje, duke u bërë me më shumë kartonë të verdhë e të kuq në Ligën Spanjollë, El Clsico, Spanjë dhe Champions League.

Reali ishte më dinamik në lojë dhe në minutën e 74-t shënoi edhe golin e tretë me Gareth Bale, pas asistimit të Luka Modricit. Për Atleticon ndeshja u mbyll me ndëshkimin e Thomas me kartonin e dytë të verdhë 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Për skuadrën e Simeones kjo ishte humbja e dytë radhazi në La Liga (u mposht 1-0 edhe nga Betisi një javë më parë.

 

 

 

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...