Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dëmtimet i ndalin vrullin, Robben mendon tërheqjen

Nuk luan që prej 27 nëntorit të 2018-ës dhe pikëpyetjet mbi të ardhmen e shqetësojnë sulmuesin e Bayern Munich, Arjen Robben. Holandezi 35-vjeçar pati deklaruar se do të largohej nga kampionët e Gjermanisë në fund të këtij sezoni dhe vendimi i tij u shoqërua me spekulimet se do të vijonte në një tjetër skuadër por mesa duket dëmtimi misterioz i sulmuesit ka ndalur vrullin e tij sportiv.

“Është shumë deprimuese një situatë e tillë. Kam provuar gjithçka deri më tani, por asgjë nuk po funksionon. Problemi është se nuk e dimë cili është problemi. Jam bërë gati dy herë për t’iu rikthyer fushës gjatë këtij harku kohor, por sërish nuk ia kam dale”, tha Robben për gjermanen Bild.

Ndeshja e fundit ku Robben ishte prezent, daton që në 27 nëntorin e shkuar me një performancë brilante të 35-vjeçarit, që realizoi një dygolësh në fitoren 5-1 ndaj Benficas në Champions, por mesa duket tashmë problemet e akumuluara përgjatë viteve në karrierë janë rikthyer.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...