Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Solskjaer e harron në stol, Lukaku kërkon transferimin te Juventusi

Ardhja e trajnerit norvegjez Ole Gunnar Solskjaer në stolin e Manchester Unitedit, ka rezultuar më shumë se e suksesshme për klubin, që tashmë është rikthyer bindshëm në garë për një vend në zonën Champions të renditjes.

Megjithatë nuk duket kaq i lumtur qendërsulmuesi i skuadrës, belgu Romelu Lukaku, i cili ka humbur vendin e titullarit, pasi nuk është i përshtatshëm për skemat e trajnerit Solskjaer.
Pikërisht për këtë arsye, belgu po mendon largimin nga skuadra angleze, ndërsa destinacioni i tij i preferuar është kampionati italian dhe konkretisht Juventusi, ku do të bënte realitet ëndrrën e tij për të luajtur përkrah Cristiano Ronaldos.

E thotë këtë e përditshmja angleze “The Sun”, sipas të cilës edhe vetë klubi italian po ndjekë me vëmendje situatën e belgut, të cilin e sheh si pasuesin e denjë të kroatit Mario Mandzukiç, pasi dy futbollistët kanë disa ngjashmëri në mënyrën e lojës.

Megjithatë për të arritur te Lukaku, Juventus duhet të ofrojë të paktën 70 milionë euro për United, ose të përfshijë në negociata Alex Sandron, një futbollist që “Djajtë e kuq” e kanë admiruar gjithmonë.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...