Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

U dëmtua në miqësore, Milinkovic-Savic humbet fillimin e sezonit

Sergej Milinkovic-Savic rrezikon të mungojë për disa javë. Dëmtimi që pësoi mesfushori serb në miqësoren që zhvilloi Lazio paraditen e kësaj të mërkure ndaj Al Shabab e cila përfundoi me fitoren 5-1 të bardhekaltërve ka rezultuar më i rëndë nga sa parashikohej fillimisht. Milinkovic-Savic i cili hyri në fushë vetëm në pjesën e dytë u zëvendësua pas vetëm 23 minutash lojë, për shkak të një problemi në aduktorin e kofshës së djathtë.

Nuk bëhet fjalë për një dëmtim muskular por për një problem në tendinë që mund ta detyrojë Milinkovic-Savic të humbasë 2 javët e para të Serie A. Serbi edhe këtë verë ishte shumë pranë largimit nga Lazio me destinacion të ri Manchester United por në fund Lotito dhe Tare vendosën të refuzonin ofertat e ardhura nga Djajtë e Kuq dhe ta mbanin lojtarin në gjirin e tyre.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...