Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“I velur” me Championsin, Zidane: Prioritet, titulli kampion

FILE PHOTO: Soccer Football - Pre-season Friendly - AS Roma v Real Madrid - Stadio Olimpico, Rome, Italy - August 11, 2019 Real Madrid coach Zinedine Zidane REUTERS/Alberto Lingria/File Photo

Real Madridi do ta nisë të shtunën sezonin e ti, në “Balaidos”, përballë Celta Vigos. 6 sezonet e fundit kanë qëne një sukses absolut për “Los Blancos” në Champions League, ku në këtë hapësirë kohore madrilenët kanë siguruar 4 herë titullin e kampionit të Europës, megjithatë ka një njollë edhe në këtë periudhë të lavdishme.

Nga viti 2013 Reali i Madridit ka fituar vetëm një herë titullin kampion në Spanjë, më konkretisht në sezonin 2016-2017, dhe pikërisht triumfi në kampionat duket se është kthyer në prioritet për trajnerin e “Los Blancos”, Zinedine Zidane. Ngriti lart trofeun e Championsit si trajner 3 herë radhazi, por titullin në këtë rol e ka siguruar vetëm një herë.

“Nuk e fsheh që kampionati është më i rëndësishmi për mua, sepse është puna e përditshme që pasqyrohet çdo javë, është më i vështiri për t’u fituar. Pa asnjë mungesë respekti ndaj kompeticioneve të tjera, por La Liga është objektivi ynë primar”.

Në këtë mijëvjeçar të ri, nga 19 edicione që janë zhvilluar, Reali i Madridit ka arritur të fitojë titullin kampion në 6 raste, që nuk është maksimumi mundshëm për një klub gjigant si ai madrilen.

Zidane do të kërkojë që në fund të këtij sezoni të jetë trajneri i 8-të në historinë e “Los Blancos” që fiton më shumë se një titull kampion.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...