Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gjici: Sot fati ishte me ne, merkatoja u mbyll me Abazajn

Intervista e presidentit të Kukësit Safet Gjici, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas fitores së verilindorëve me rezultatin 1-0, përballë kampionëve në fuqi, Partizanit.

Si e patë ndeshjen e sotme ndaj Partizanit?
Ishte ndeshje e vështirë, të cilën Partizani mund ta barazonte, por fati ishte me ne. Ekipi nuk është ende në formën e vet më të mirë dhe disa lojtarë ende nuk janë futur me ekipin, por me rëndësi ishte që e nisëm mbarë.

Sa i kënaqur jeni nga ekipi?
Jam i kënaqur, sepse fituam me Partizanin. Ata janë kampionë dhe duhen vlerësuar, por pres më shumë nga ekipi. Kemi bërë një merkato të mirë dhe fillimi i mbarë besoj është gjysma e punës. Kampionati është i gjatë gjithsesi.

Sa besim keni se ky sezon do jetë më i mirë se vjet?
Ne do e vlerësojmë si në ndeshjen e parë, çdo javë të kampionatit, deri në fund. Kampionati është i gjatë dhe i fortë, ekipet janë përforcuar, sidomos 4-5 nga to, por jam i bindur që do jetë sezon më i mirë.

Ka më goditje në merkato?
Besoj se Abazaj është goditja e fundit. Duro nuk ka më nevojë, sepse ka organikën e plotë.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...