Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Doka, “thumb armikut” Abazaj: Të presë dhe pak, sa të ngremë kupën!

Mbrojtësi i Tiranës, Albi Doka, nuk ka dyshime se Tirana do të shpallet kampione e Shqipërisë. Në lidhjen me “FanZone”, ku zbuloi disa ta fshehta nga jeta e tij private, futbollisti bardheblu u shpreh se po pret me padurim momentin, kur do të ngrejë kupën e kampionit.

“Tirana do të shpallet kampione dhe mendoj kur të rikthehemi nga kjo gjendje do ta tregojmë. Mezi po pres të kthehem dhe të ngre kupën e kampionit.”

Po e kontrollon ushqimin në karantinë?

Tani bëj shumë stërvitje, sepse i kam kushtet në shtëpi, kam palestër, fushë basketbolli, ndërsa sa i përket ushqimit, ndez skarën dhe pjek mish.

Në rrjetet sociale kemi parë se i keni bërë ofertë për martesë një modeleje ruse. Mund ta na shpjegosh diçka më tepër?

E kam thjesht shoqe dhe bëmë shaka në Instagram. E kam njohur në Greqi, gjatë pushimeve. Me të kam komunikuar anglisht.

Cili është shoku më i ngushtë në futboll?

Kristal Abazaj, me atë komunikoj më shumë. Kemi një grup ku janë edhe emra të tjerë si Çekiçi e Krymi… Abazajt po ia them drejtpërdrejt: titulli është i Tiranës dhe ai thjesht duhet të presë që të na shohë kur të ngremë kupën.

A e shihni në të ardhmen veten si futbollist i Partizanit?

Jam te Tirana, vetëm për ekipin tim mendoj tani. Në të ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodhë, por qëllimi im është të luaj jashtë.

A keni të dashur?

Jo, jam single.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...