Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Mbylli kontratën me Galatasarayn, Nagatomo drejt rikthimit në kampionatin italian

Pak ditë më parë mbrojtësi japonez Yuto Nagatomo i dha lamtumirën mes lotëve skuadrës turke të Galatasarayt, me të cilën luajti në dy sezonet e fundit, por nuk mori një ofertë për të rinovuar kontratën.

Gjatë këtyre ditëve është folur shumë për një rikthim në shtëpi të japonezit, por ndonëse në moshën 34-vjeçare, Nagatomo beson se mund të japë ende në Europë dhe po negocion rikthimin në Serinë A.

Kjo pasi mediat raportojnë se agjentët e japonezit kanë marrë një ofertë nga skuadra e Beneventos, e cila është ngjitur rishtazi në Serinë A dhe po synon të afrojë disa futbollistë me eksperiencë, për të përballuar mirë sezonin.

Nagatomo është një njohës mjaft i mirë i kampionatit italian, pasi për 7 vite ka veshur fanellën e Interit dhe një tjetër atë të Cezenës, duke zhvilluar në total 186 ndeshje dhe shënuar 9 gola. Fakti që japonezi është një futbollist i lirë, josh drejtuesit e Beneventos që t’i ofrojnë një kontratë një vjeçare, me opsion rinovimi për një tjetër sezon.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...