Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Barazim spektakolar në Gjermani-Zvicër, Ukraina “trondit” Spanjën!

Spektakël dhe gola në sfidën mes Gjermanisë dhe Zvicrës që u zhvillua në Koln dhe që përfundoi në barazim 3-3. Tri herë ishin në avantazh helvetët, por nuk arritën ta ruanin epërsinë, dhe në fund të këtij dueli spektakolar Zvicra mbeti në vendin e fundit të grupit 1 të Ligës A, ndërkohë që Gjermania regjistroi barazimin e 3-të në 4 takime dhe vazhdon të ruajë vendin e dytë tashmë me vetëm 1 pikë më pak se Spanja kryesuese.

Gavranovic dhe Freuler i dhanë epërsinë e dyfishtë Zvicrës në 26 minuta lojë, por pancerat u rikthyen menjëherë në ndeshje teksa Werner dhe Havertz barazuan shifrat. Zvicra gjeti shumë shpejt epërsinë vetëm një minutë më pas sërish me Gavranovic por Gjermania barazoi në minutën e 60 me Serge Gnabry. Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund.

Surprizoi Ukraina, në ndeshjen tjetër të grupit, që mposhti 1-0 Spanjën në Kiev me një gol të Tsyganov në minutën e 76-të. Rezultat befasues mori edhe Luksemburgu, në Ligën C, që triumfoi 1-2 në Podgoricë përballë Malit të Zi.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...