Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Mandi refuzon rinovimin me Betis, Conte e pret te Interi

Mbrojtësi 29-vjeçar algjerian Aissa Mandi është në skadencë kontrate me Real Betis në Spanjë dhe ka refuzuar të gjithë ofertat e andaluzianëve për të zgjatur bashkëpunimin, pasi dëshiron të largohet në fund të sezonit.

Mediat spanjolle raportojnë se pas refuzimit të Mandi fshihet Interi, që ka avancuar bisedimet me mbrojtësin algjerian dhe madje ka firmosur edhe një para-kontratë për ta transferuar në fund të sezonit me parametra zero.

Aissa Mandi është rritur te francezët e Reims, me të cilët debutoi në futbollin profesionist në vitin 2010 dhe qëndroi deri më 2016-ën, ndërsa më pas u transferua te andaluzianët e Betis, ku ka luajtur 167 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola.

Algjeriani 29-vjeçar njihet si një futbollist polivalent, që mund të bëjë fare mirë të gjithë rolet e prapavijës dhe shihet nga Conte si futbollisti ideal për të luajtur në mbrojtjen me tre që aplikon trajneri zikaltër.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...