Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ronaldon dhe Messin i bashkon kauza, “heronjtë” e fëmijës së sëmurë

Një fëmijë serb bën bashkë Cristiano Ronaldon me Lionel Messin. Pas gjestit të CR7, për të ndihmuar një të fëmijë vetëm gjashtë muajsh që vuante nga astrofia muskulore kurrizore, kauzës iu bashkua edhe “ylli” argjentinas.

Për të kontribuar në trajtimin e shtrenjtë, kampioni i Barcelonës, siç raportohet nga mediet në Beograd, ka dërguar fanellën me numër 10, të firmosur nga ai, e cila do të dalë në ankand me çmimin fillestar tetë milion dinarë, e barabartë me pak më shumë se 8,500 euro.

Cristiano Ronaldo tashmë ka dërguar fanellën e tij të nënshkruar me numrin 7 të Juventusit, por ankandi ende nuk është mbyllur. Në fillim të prillit, shiriti i kapitenit që Ronaldo e hodhi në fushë në përfundim të ndeshjes Serbi-Portugali, i tërbuar nga fakti që nuk iu quajt një gol i rregullt, që i mohoi fitoren përfaqësueses luzitane, u shit në Serbi për rreth 64 mijë euro.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...