Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Zbulohet kalendari i sezonit 2021-2022 të Bundesligas, Bayerni debuton ndaj Gladbach!

Bundeliga gjermane një nga 5 kampionatet më të fortë në botë e cila do të jetë një ekskluzivitet i Digitalb dhe Supersport për 4 sezonet e ardhshme, përfshirë këtu edhe Bundesligën e dytë, ka zbuluar këtë të premte kalendarin për sezonin futbollsitik 2021-2022. Edicioni i ri i kampionatit gjerman do të nisë të premten e 13 gushtit në orën 20:30 me supersifdën mes Borussia Monchengladbach dhe Bayern Munich. Kampionët në fuqi do të kenë një transfertë të vështirë në një fushë delikate ku gjithmonë kanë hasur vështirësi. 8 sfidat e tjera të javës së parë do të luhen mes të shtunës dhe të dielës së 14 dhe 15 gushtit.

Borussia e Dortmundit do ta nisë kampionatin me sfidën ndaj Eintracht Frankfurt në Signal Iduna Park  ndërkohë që Leipzig do të luajë në transfertë përballë Mainz. Duel i vështirë për Bochum i rikthyer në Bundesligën e parë pas shumë vitesh mungesë pasi do të sfidojë në transfertë Wolfsburg që sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë edhe në grupet e Champions League ndërkohë që në transfertë do ta nisë edhe Greuther Furth përballë Shtuttgart. Përsa i përket kalendarit në vazhdim java e 4-t premton spektakël me sfidat Leipzig-Bayern dhe Bayer Leverkusen-Borussia Dortmund.  Ndërkohë klasikja e futbollit gjerman ajo mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich është në program në 5 dhjetor në Signal Iduna Park e vlefshme për javën e 14-të.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...