Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Egnatia pa përvojë, Kukësi e mposht në debutim

Egnatia e përuron me humbje stadiumin e ri të qytetit të Rrogozhinës. Në premierën e kampionatit, skuadra e drejtuar nga Gugash Magani, u dorëzua 1-3 ndaj Kukësit, duke mos përmbushur pritshmëritë e tifozëve vendës, të cilët kanë pritur plot 16 vite për ta parë sërish në elitë.

Pas një nisjeje të qetë të lojës ekuilibrat në rezultat u prishën në minutën e 22-të, kur Daci i verilindorëve shfrytëzoi një pasiguri të mbrojtjes dhe portierit duke dërguar topin në rrjetë.

Të njëjtit futbollist iu dha mundësia për të shënuar golin e dytë në minutën e 37-të, por shumë pranë portës goditi mbi tra.

Përvoja e Kukësi u reflektua me realizimin e golit të dytë nga Peposhi pak para përfundimit të pjesës së parë, me një aksion model me pasime të shumta dhe të sakta.

Edhe gjatë pjesës së dytë Kukësi e diktoi lojën dhe bëri futboll cilësor, madje goditi shtyllën me Taipin. Mirëpo golin e radhës e shënuan vendësit me autor Bruno Telushin, që goditi fort dhe saktë nga distanca, duke lënë në tension deri në fund Kukësin . Gjithsesi në fund Kukësi shënoi edhe një gol në minutën e katërt shtesë me Luka Milunovic, për ta nisur kampionatin me këmbën e mbarë. Nga ana tjetër Egnatia duhet të rregullojë shumë gjera në lojë, sidomos në fazën mbrojtëse.

 

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...