Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Messi, mashtrues dhe provokator i madh…, Ronaldo egoist”

Jerzy Dudek u bashkohet atyre futbollistëve që në përfundim të karrierës marrin guximin për të shkruar autobiografinë e tyre, duke treguar përjetime pikante, që dalin për herë të parë në dritë.

Portieri i polak, i cili nga vitit 2007 deri në vitin 2011 ka qenë pjesë e Realit të Madridit, si zëvendësues i Iker Casillasit (është aktivizuar në vetëm dy ndeshje të LaLigas), ka dashur të tregojë një fytyrë tjetër të Lionel Messit. Ai kujton disa nga ndeshjet “El Clasico”, me protagonist “Pleshtin”: “Ishte shumë mashtrues dhe provokues, ashtu siç ishin Barcelona dhe Pep Guardiola. Kam parë Messin t’u i thoshte fjalë të rënda Pepes dhe Ramosit. Nuk mund ta imagjinoje që një person, në dukje i qetë dhe i këndshëm, të sillej në atë mënyrë.”

Por Dudek nuk sulmon vetëm ish-kundërshtarët në fushën e blertë. Etiketime të ashpra ka edhe për emra të mëdhenj të Realit. Për Raul Blancon shkruan: “Ai është arrogant”. Më pas, korrigjon: “Por, në fund të fundit, ai është një djalë normal”. Te Cristiano Ronaldon dallon tri cilësi, të gjitha në lidhje me gjenin e tij, por një prej tyre në një kuptim negativ: “Ai ishte egoist, tepër konkurrues dhe fitues”.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...