Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Bayern “fluturon” me Lewandowskin, Leipzig fillon ringritjen

Bayerni i Mynihut ka hedhur menjëherë pas krahëve humbjen në ndeshjen e parë të vitit ndaj Borussia Monchengladbach, pasi ia ka dalë të triumfojë me rezultatin e thellë 0-4 në transfertën ndaj Kolnit.

Ndonëse ende me disa mungesa për shkak të koronavirusit, gjigantët bavarezë nuk e patën aspak të vështirë të triumfojnë ndaj Koln, pasi Muller dha dy asiste për Lewandowskin dhe Tolisso, të cilët çuan shifrat në 0-2 që në minutën e 25-të.

Më pas në pjesën e dytë ishte sërish bomberi polak që shënoi edhe dy gola të tjerë, duke kompletuar suksesin 0-4 të bavarezëve dhe njëkohësisht tripletën personale, që i dha mundësi të marrë në shtëpi topin e ndeshjes.

Me këtë fitore, bavarezët e Nagelsmann ruajnë distancën e sigurisë prej 6 pikësh më shumë se Borussia Dortmund e vendit të dytë, ndërsa në garën e golshënuesve, Lewandowski është shkëputur me 6 gola më shumë se Patrick Schick që e ndjek.

Bën mjaft mirë Leipzig, nën drejtimin e trajnerit italo-gjerman, Domenico Tedesco, pasi ka arritur fitoren e dytë në po kaq ndeshje të zhvilluara në vitin 2022. Pasditen e sotme ishin Andre Silva dhe Nkunku, që shënuan, duke vulosur tre pikëshin në transfertën ndaj Stuttgartit.

Në ndeshjet e tjera, Mainz fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Bochumit, falë një goli të shënuar nga Juste në minutën e 48’, Wolfsburgu dhe Hertha e Berlinit ndanë nga një pikë falë barazimit pa gola, ndërsa Union Berlin triumfoi 2-1 ndaj Hoffenhaim.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...