Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Hetimet për trafik organesh, dhuruesi i mëlçisë, jo i afërm i Abidalit

Në vitin 2012, kur ishte pjesë e Barcelonës, Eric Abidal krye transplantin e mëlçisë, pasi francezit i rrezikohej jeta pasi në organin e tij kishte hedhur rrënjë sëmundja e kancerit.

Asokohe një person u paraqit si dhurues i një pjese të mëlçisë së tij, për të cilin u tha se ishte një i afërm i Abidalit. Epo, tashmë Instituti Kombëtar i Toksikologjisë, pas kryerjes së disa testeve, siguron se nuk ka asnjë lloj marrëdhënieje farefisnore mes Abidalit dhe atij personi, i njohur si Gerard Armand.

Informacioni i publikuar nga “El Confidencial” siguron se ky është përfundimi i nxjerrë nga Toksikologjia pas kryerjes së testeve të ndryshme biologjike, në kuadër të hetimit për trafik organesh, që prek edhe ish-presidentin e Barçës, Sandro Rosell, Juanjo Castillo dhe vetë Abidalin.

Operacioni u zhvillua në vitin 2012 dhe pikërisht në vitin 2017, autoritetet vendosën të hapnin një hetim, pasi zbuluan një sërë parregullsish në procesin e transplantimit.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...