Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Vizita e veçantë, Mourinho bën për vete tifozët e Leicesterit

Në çdo dalje të tij, Jose Mourinho kujdeset jashtëzakonisht shumë për aspektin mediatik dhe atë të rritjes së imazhit, teksa të njëjtën gjë po bën edhe në transfertat e fundit të klubit të Romës.

Kështu disa ditë më parë, teksa udhëtoi në Napoli për ndeshjen ndaj ekipit vendas, zgjodhi të bëjë homazhe në muralin e legjendës argjentinas Diego Armando Maradona, duke fituar simpatinë dhe respektin e tifozëve napolitanë e jo vetëm.

Këtë herë Roma ka mbërritur në Leicester dhe Mourinho nuk ka humbur rastin për të bërë një tjetër gjest që rrit ndjeshëm popullaritetin e tij.

Kështu disa orë para përballjes me “dhelprat”, portugezi ka bërë homazhe në statujën “The boss”, që ndodhet pranë stadiumit dhe është ndërtuar në nderim të ish presidentit të Leicester, Vichai Srivaddhanaprabha, i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike në 2018-ën, pas një defekti në helikopter.

Menjëherë pas kësaj vizite, klubi i Leicester ka falënderuar portugezin, i cili nga ana tjetër ka marrë komplimentet edhe nga shumë tifozë të “dhelprave” të cilët do t’i ketë kundërshtarë mbrëmjen e sotme.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...