Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

“Interi e meritoi finalen, kritikët ta mbyllin gojën”, “ish”-i i Juves uron rivalët

Juventusi duhet ta harrojë sa më shpejt këtë sezon. Bardhezinjtë humbën 4-2 finalen e Kupës së Italisë ndaj Interit, njësoj siç ndodhi edhe në finalen e Superkupës në janar, ndaj po të njëjtit kundërshtar.

“Zonja e vjetër” mbyll një sezon pa trofe pas 11 vitesh, teksa ish-mesfushori Claudio Marchisio uron zikaltrit e Simone Inzaghit në postimin e tij në rrjetet sociale, aty ku ndër të tjera shkruan:

Është hera e parë prej vitit 2011 që Juventusi mbyll një sezon pa trofe. Janë realisht shumë, shumë, shumë vite. Kur dikush do arrijë të bëjë atë që Juventusi ka bërë për kaq shumë kohë, vetëm atëherë unë do të mund të pranoj disa komente…

Urime Interit, e meritoi këtë finale. Një ekip që është sigurisht superior ndaj Juventusit tim të dashur. Do të ketë kohë më të mira. Por momentet tona të errëta janë sigurisht më të shkurtra se të gjitha të tjerat”, thekson Marchisio.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...