Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sulmuesi i Sassuolos paralajmëron Milanin: I mposhtim sërish, si në fazën e parë

Giacomo Raspadori paralajmëron Milanin se për titullin kampion do t’i duhet të djersijë shumë në javën e fundit në “Mapei Stadium”. Sulmuesi italian i Sassuolos thekson se emilianët do bëjnë një paraqitje dinjitoze, me synimin për të marrë tre pikët dhe për t’u renditur në 10-shen e parë.

“Duam ta mbyllim sa më mirë kampionatin dhe do të kërkojmë fitoren edhe ndaj Milanit. E dimë forcën e tyre, por i kemi mundur në fazën e parë dhe mund ta bëjmë këtë edhe në fundjavë”, u shpreh italiani.

Që në moshë të vogël Raspadori ka qenë tifoz me anën zikaltër të Milanos dhe të dielën do të provojë t’i bëjë një nder Interit, ndonëse mundohet ta shmangë këtë aspekt.

“Fakti që jam tifoz me Interin, nuk është një arsye më shumë. Ne sulmuesit duam të shënojmë gjithmonë dhe këtë do të synojmë edhe ndaj Milanit. Shpresoj që të kemi edhe pak fat me vete, për t’ia dalë”, u shpreh Raspadori.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...