Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Insistimi i Arsenali shpërblehet, siguron sulmuesin e kampionëve për 45 milionë £

Arsenal ka arritur marrëveshjen për transferimin e Gabriel Jesus. Pas tratativave disa mujore, Topçinjtë e Londrës kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Manchester City-n për afrimin e brazilianit me vlerë 45 milionë paund. Te 13 herë kampionët e Anglisë, Gabriel Jesus shihet si pasardhësi i duhur i Pierre Emerick-Aubameyang dhe Alexandre Lacazette, të cilët u larguan nga klubi..

25-vjeçari e kishte shprehur dëshirën për t’u transferuar ne ‘Emirates Stadium’ që në fillim të muajit Qershor, me brazilianin që donte të ribashkohej me çdo kusht me trajnerin Mikel Arteta, që dikur ka qenë pjesë e stafit teknik të Pep Guardiolës në ‘Etihad’.

Afrimi i Erling Haaland dhe Julian Alvarez te kampionët në fuqi limituan hapësirat e Jesus në skuadër dhe si rrjedhojë, një transferim drejt klubit të Londrës duket zgjedhja ideale në prag të Botërorit të Katarit ku dëshiron të ketë minuta në dispozicion që të luajë rol të rëndësishëm më kombëtaren e Brazilit.

Lojtari latin u aktivizua me ‘Qytetarët’ për pesë sezone dhe realizoi 95 gola, por kurrë nuk u kthye në titullar fiks në skuadrën e Guardiolës. Përveç Gabriel Jesus, Topçinjtë e Londrës kanë prioritet përforcimin e repartit ofensiv edhe me Raphinën, pjesë e Leeds United, që vlerësohet me shifrën 60 milionë paund.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...