Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ish-mbrojtësi i Barçës, pranë bashkimit me Riqui Puig në Amerikë

MLS është duke u kthyer në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për futbollistët dhe po bëhet një ligë më konkurruese, kjo është arsyeja pse në sezonet e fundit disa lojtarë të mëdhenjë kanë shkuar në Shtetet e Bashkuara në kërkim të sfidave të reja.

Një nga rastet e fundit është ai i Riqui Puig, i cili nënshkroi për LA Galaxy këtë verë dhe bëri debutimin e tij kundër Seattle Sounders.

Mediet spanjolle raportojnë se një tjetër ish-lojtar i Barçës do të nisë në aventurën amerikane. Bëhet fjalë për uruguaianin Martin Caceres, i cili luajti për klubin e Barçës në sezonin 2008-2009 dhe më pas u huazua te Juventus dhe Sevilla derisa u transferua te skuadra andaluziane në vitin 2011.

Mbrojtësit, të cilit i përfundoi kontrata me Levanten më 30 qershor, është gati të nënshkruajë me LA Galaxy dhe do t’i bashkohet Riqui Puig në Amerikë.

35-vjeçari zgjodhi të bashkohet me MLS dhe të nënshkruajë për LA Galaxy, ndërsa në orët në vazhdim pritet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...