Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Legjenda e Liverpool ka rezerva për Casemiron: Nuk ka qenë kurrë lojtar i madh

Legjenda e Liverpool dhe eksperti i Sky Sports, Graeme Souness ka kritika për lëvizjen e fundit të Manchester United për të afruar në skuadër Casemiro. 69-vjeçari shprehet se ish-lojtari i Real Madrid nuk e përligj vlerën që kanë shpenzuar “djajtë e kuq” për ta sjellë në Manchester.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, skocezi shpreh mendimin e tij duke thënë se Casemiro ka qenë thjeshtë një futbollist me fat që ka luajtur me “galaktikët” në kohën e tyre më të mirë.

“Të jemi të sinqertë, Casemiro ka luajtur me lojtarë të mëdhenj, ai kurrë nuk ka qenë një lojtar i madh. Nuk besoj se ai do të bëjë diferencën te United, pasi nuk ka shumë ide në pasime, apo të ndihmojë shokët e skuadrës. Ka qenë thjeshtë me fat që ka luajtur në epokën më të lavdishme të Realit. Mezi pres ta shoh në fushë Casemiron se çdo të bëjë. Ai është 30-vjeç dhe ka kushtuar 70 milionë paund, mendoj se është një shifër e tepruar”, u shpreh ish-legjenda e Liverpool.

Casemiro ishte në tribunë për fitoren 2-1 të Manchester United ndaj Liverpool të hënën mbrëma dhe pritet të luajë kundër Southampton të shtunën, për të debutuar me fanellën e “djajve të kuq”.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...