Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Skënderbeu feston me “poker” ndaj Burrelit, një nigerian heroi i fitores

Skënderbeu arriti fitoren e dytë radhazi në Kategorinë e Parë. Ekipi korçar mposhti 4-1 Burrelin, duke u ngjitur në kuotën e tetë pikëve, një më pak se dyshja kryesuese Korabi dhe Tërbuni.

Temitope, sulmuesi irlandez me origjinë nigeriane, realizoi një tregolësh për ekipin e Migen Memellit, ndërkohë që Belhajdi Pusi vulosi suksesin me “poker”.

De Oliveira realizoi golin e vetëm të skuadrës matjane, duke gjetur përkohësisht golin e barazimit në pjesën e parë.

Moment i mirë për Skënderbeun, që regjistroi fitoren e tretë radhazi mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, duke konfirmuar se do të garojë deri në fund për një biletë në Superiore.

Kategoria e Parë
Java e pestë

SKËNDERBEU-BURRELI 4-1
(Temitope 35′, 45′, 50′, Pusi 89′ / De Oliveira 44′)

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...