Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Messi më i miri i historisë? S’do ta dëgjoni nga goja ime”

Mes pyetjeve të shumta drejtuar trajnerit të Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes me Valladolidin, spikaste: a është Lionel Messi lojtari më i mirë i historisë së futboll? Me diplomacinë që e karakterizon, tekniku italian kujtoi se ka parë emra të tjerë shumë të mëdhenj duke luajtur, por i përkasin epokave të ndryshme.

“Vështirë të thuhet, nuk e di nëse është më i miri në histori. Nuk është e drejtë të thuhet kështu, sepse çdo epokë ka pasur lojtarë shumë të mirë. “Messi është më i miri në histori” nuk do të dalë nga goja ime. Kam shijuar shumë lojtarë të mirë… Unë po stërvit çdo ditë fituesin e Topitë të Artë. Dhe kam pare emra të tillë si Cruyff, Maradona duke luajtur…”.

A ka vdekur tiki-taka? Një tjetër pyetje së cilës Ancelotti i përgjigjet:

“Jooo. Pasimi është shumë e rëndësishme në futboll, por është e rëndësishme të bësh gjëra të tjera për të fituar ndeshjet. Ndonjëherë nuk mund ta fitosh lojën vetëm me pasime, duhet të dish si të kundërsulmosh ose diçka tjetër…”

Braziliani Endrick, një talent i padiskutueshëm brazilian, ka zgjedhur ta zhvillojë karrierën në Madridit.

“Ai është një lojtar i madh, një talent i madh. Klubi ka arritur një marrëveshje me familjen për vitin 2024, ky është një lajm i mirë”.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...