Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Barazimi i fundit fatal, klubi më i madh holandez shkarkon trajnerin  

Ajaxi i Amsterdamit ka shkarkuar trajnerin Alfred Schreuder pas barazimit 1-1 në shtëpi me skuadrën e Volendamit në Eredivisie. Bëhet  fjalë për barazimin e gjashtë radhazi dhe për një ecuri të papracedentë negative me gjashtë barazime dhe një humbje në shtatë takimet e fundit.

“Harkëtarët e Amsterdamit” tani renditen në vendin e pestë në Eredivisie, shtatë pikë prapa liderit Feyenoord. “Është një vendim i dhimbshëm, por i nevojshëm. Përveç një fillimi të mirë të sezonit, ne kemi humbur në mënyrë të panevojshme shumë pikë,” deklaroi shefi ekzekutiv i Ajaxit, Edwin van der Sar, në faqen e klubit.

“Ne i dhamë Alfredit kohën dhe besimin tonë për të ndryshuar mënyrën se si po shkonin gjërat”, por “na u bë e qartë se ai nuk mund të ndryshonte rrjedhën e gjërave,” shtoi ai. Ajax nuk ka fituar në kampionat që nga 22 tetori. Alfred Schreuder mbërriti tek Ajax verën e kaluar nga Club Brugge për të zëvendësuar trajnerin Erik ten Hag i cili u transferua te Manchester United.

 

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...