Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

“Neymar rrezikon sfidën me Bayern”, Galtier: Hakimi? Përgjigjem vetëm për futbollin 

Christophe Galtier foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Nantes.

Në këtë sfidë trajneri i Paris Saint-Germain nuk do të ketë në dispozicion Hakimi, Neymar dhe Renato Sanches, ndërsa vetë ai theksoi se nuk ka shpresa për ta parë Neymar bën fushë as në ndeshjen kundër Bayern Munich në Champions League.

 “Ne nuk do ta kemi Ney-n në dispozicion në dy ndeshjet e ardhshme. Është një mungesë e rëndësishme për ne, është e rëndë”-theksoi Galtier.

Ndërsa sa i përket Hakimit theksoi se ai është stërvitur individualisht në orët e fundit për shkak të një problemi muskulor që e shqetëson që nga Botërori.

LEXO EDHE:

Nga ana tjetër sa i përket lajmeve që qarkullojnë se lojtari i PSG-së akuzohet për përdhunim, trajneri i parapriu gazetarët e pranishëm, duke ua bërë të qartë se nuk do përgjigjet për asgjë që nuk ka të bëjë me fushën e blertë.

“Ai është stërvitur individualisht 48 orë më parë për shkak të një dëmtimi muskulor që mbart që nga Kupa e Botës. Qëllimi është që ai të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Bayernit. Nuk do t’i përgjigjem asnjë pyetjeje jo sportive për të.”-deklaroi Christophe Galtier.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...