Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pas Man City në Durrës, Rama premton akademinë e një klubi të madh në Vlorë

Këtë të shtunë në Vlorë u zhvillua Konkursi Ndërkombëtar për projektin e ri të stadiumit të qytetit, “Flamurtari”.

Tre studiot arkitekturore të përzgjedhura si finaliste, FUKSAS (Itali), OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër) dhe XDGA (Belgjikë) prezantuan idetë e shndërrimit të tij. Jo vetëm në mjedise sportive por edhe sociale e ekonomike.

I pranishëm ishte edhe Edi Rama. Kryeministri i Shqipërisë premtoi se në qytetin e Vlorës do të zbarkojë së shpejti një nga akademitë e një kubi të madh europian.

Lexo edhe:

Me krijimin e akademisë dhe të shkollës së futbollit të Manchester City-t në Durrës, ne hapim një tjetër cikël për të ngjitur në një nivel të ri edukimin.

Unë jam duke folur me një tjetër klub të madh futbolli. Që të mund ta fusim në bashkëpunim me akademinë e re që po bën Sokol Kushta.

Që të kemi dhe në Vlorë një akademi futbolli me standardet më të larta ndërkombëtare dhe me mbështetjen e një tjetër klubi të madh futbolli në Europë”, deklaroi Rama.

VIDEO+FOTO/ Stadiumi i ri i Vlorës, njihuni me projektet e 3 studiove prestigjioze

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...