Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Vinicius ndër 5 më të mirët në planet, nëse do shënonte dygolësh… “

Vinicius Junior realizoi një gol fantastik përballë Manchester City, por që nuk shërbeu për t’i dhuruar fitoren Realit në gjysmëfinalen e parë të Champions League.

Sulmuesi brazilian është ngjitur në kuotën e 23 golave sezonalë me “Los Blancos”. 22-vjeçari ishte kërcënimi kryesor i skuadrës së Carlo Ancelottit në takimin kundër kampionëve të Anglisë.

Jamie Carragher është një tifoz i zjarrtë i Vinicius Junior, të cilin e cilëson si një ndër pesë lojtarët më të mirë në planet. Pozicion që mund ta përmirësojë në vazhdim.

Lexo edhe:

E thashë përpara ndeshjes se Vinicius është një nga pesë lojtarët më të mirë në botë. Sa herë që e shoh duke luajtur, ai ngjitet nga një pozicion më shumë në listën e më të mirëve.

Nëse do të shënonte dy gola ndaj Manchester City, Vini do të shndërrohej në futbollistin më të mirë në botë”, deklaroi ish-mbrojtësi i Liverpoolit, prej vitesh në rolin e analistit sportiv.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...