Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Henry për Maldinin: Paolo, më trembje në fushë! Ishe mishërimi i mbrojtësit ideal

Gjatë një bisede përpara nisjes së derbit Milan-Inter (0-2) Thierry Henry zbuloi një prapaskenë interesante në lidhje me Paolo Maldinin. Ish-kapitenin dhe legjendën e kuqezinjve, aktualisht drejtori teknik i Milanit.

Ish-sulmuesi fantastik francez, kujton përballjen me Maldinin, të cilin e konsideron si mishërimi i mbrojtësit ideal.

Ne kemi luajtur përballë njëri-tjetrit në vitin 1998 (Francë-Itali, çerekfinalja e Botërorit). Kur po zbrisja në fushë si sulmues i djathtë, papritmas nisa të trembesha për atë përfaqësoje dhe lojtarin që ishe.

Lexo edhe:

Për mua mishëroje çfarë do të thoshte të mbroheshe dhe faktin që aspekti njerëzor ishte më i mirë sesa futbollisti që ishe. Dua të të them se më frikësoje realisht”, u shpreh francezi.

Maldini buzëqeshi dhe iu përgjigj se edhe për të nuk ishte një gjë e bukur kur luante kundër një sulmuesi i Thierry Henry.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...