Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ahmataj debuton ndaj të shkuarës, Vllaznia udhëton në Laç, Bylis pret Teutën

Vetëm 3 ditë pas mbylljes së fazës së parë, Kategoria Superiore do të rikthehet sot me 3 ndeshje të javës së 10, apo të parës së fazës së dytë, të cilat do të luhen të gjitha në orën 15:00 dhe do të transmetohen si gjithmonë në ekranin e Supersport.

Kështu Tirana do të udhëtojë pak kilometra më larg Ballshit ku humbi të mërkurën, pikërisht në Gjirokastër për t’u përballur me Luftëtarin, në sfidën që do të jetë edhe e para e Julian Ahmatajt në pankinën bardheblu.

Tekniku i sapoemëruar i Tiranës do të ketë një përballje të veçantë ndaj Gjirokastritëve, të cilët i drejtoi në sezonin e fundit dhe i ndihmoi që të shmangin rënien nga kategoria, por sot do të kërkojë t’u bëjë keq, për të festuar me bardheblutë.

Në Laç kanë rigjetur qetësinë me emërimin e Armando Cungut, teksa të mërkurën mposhtën thellë 3-0 Teutën, ndërsa sot do të kërkojnë një tjetër sukses, këtë herë ndaj Vllaznisë që po kalon një moment vërtetë të mirë.

Shkodranët vijnë pas fitores 1-3 në Vlorë, ku trajneri Jonuz kishte bërë disa ndryshime për të çlodhur titullarët, luks të cilin nuk e pati Cungu përballë Teutës, ndaj edhe lodhja fizike do të jetë një faktor që mund të ndikojë nesër.

Sfida tjetër e ditës së sotme do të jetë ajo e “Adush Muçës”, ku Bylisi do të kërkojë fitoren e radhës, por këtë herë do të ketë përballë Teutën, skuadrën që i shkaktoi humbjen e vetme në fazën e parë të kampionatit.

Durrsakët duan të lënë pas humbjen në Laç dhe njëzëri kanë premtuar për sukses ndaj mallakastriotrëve, që vijnë me moral të lartë pasi kanë mposhtur në shtëpi edhe emra si Kukësi e Tirana.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...