Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Kahn, Salihamidzic dhe Tuchel 1 muaj kohë për të shpëtuar karriget

Bordi drejtues i Bajernit të Mynihut do të mblidhet në 22 maj për të vendosur për të ardhmen e Shefit Ekzekutiv Oliver Kahn, drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic dhe për trajnerin e ri Thomas Tuchel.

Gjigantët gjermanë janë në rënie të lirë që pasi pushuan Julian Nagelsmman në mars, duke e zëvendësuar me ish-trajnerin e Chelseat. Bajerni i Mynihut u eleminua në Champions League nga Manchester City si dhe në Kupën e Gjermanisë nga Freiburg.

Ata humbën edhe kryesimin në Bundesliga, pas disfatës 3-1 ndaj Mainz ndërthurur me fitoren 4-0 të Borussias së Dortmundit ndaj Eintracht Frankfurt. Bordi drejtues do të mblidhet në 22 maj, 5 ditë para ndeshjes së fundit të këtij sezoni të Bajernit, në transfertë me Këlnin, për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e Shefit Ekzekutiv, Drejtorit Sportiv dhe trajnerit.

Kahn 53-vjeçar është Shefi Ekzekutiv i Bajernit që nga qershori i 2021 dhe kontrata e tij skadon në fundin e 2024 edhe pse kohës së tij si drejtues i klubit bavarez mund t’i vijë fundi më shpejt.

Lexo edhe:

Gjithsesi, ish-portieri gjerman nuk ka plane të largohet me zgjedhjen e tij, kështu që ai mund të pushohet nga bordi i Bajernit. Pas humbjes së të shtunës Kahn ju përgjigj një pyetje në lidhje me dorëheqjen e mundshme të tij duke theksuar “Qëllimi im i vetëm është ta mbyllim sezonin duke fituar titullin kampion, dhe pastaj të sulmojmë sërish për sezonin e ardhshëm”.

Boshnjaku Salihamidzic, 46-vjeçar është drejtor sportiv i klubit gjerman që nga 2017. Trajneri 49 vjecar Tuchel ndërkohë ka fituar vetëm 2 nga 7 ndeshjet e tij që kur mori drejtimin, edhe pse njëra nga ato ishte një fitore vendimtare kundër Borusias së Dortmundit.

Që nga ajo ndeshje Bajerni është futur në krizë. Kahn, Salihamidzic Herbert Heiner u futën në dhomat e zhveshjes së Bajernit për të kritikuar skuadrën pas disfatës me Mainzin të shtunën.

Në sfidën e radhës Bajerni pret në shtëpi Hertën e Berlinit të dielën. Ata kanë edhe pesë ndeshje të mbetura për të provuar që të marrin sërish kreun e Bundesligas, ku janë një pikë pas Borusias së Dortmundit.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...