Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Broja mund të bëhet “ujk”, gjithçka varet nga merkatoja e Chelsea-t

E ardhmja e Armando Brojës mund të jetë tek Wolverhaptoni, po në Premier League. Drejtuesit e “Ujqërve” kanë identifikuar sulmuesin shqiptar si profilin e duhur për të përforcuar sulmin në këtë merkato janari, duke i bërë konkurrencë Fulhamit, megjithatë gjithçka do të varet nga përforcimet që do të bëjë Chelsea në këtë afat kalimtar.

Drejtuesit e lartë të bluve të Londrës janë të pakënaqur nga rendimenti i repartit të avancuar, ndaj janë hedhur në merkato për të gjetur një “bomber” të konfirmuar (mund të jetë edhe Benzema, marrëdhënia e të cilit me Al-Ittihad është thyer plotësisht).

Broja ka bërë 17 paraqitje për Chelsea-n në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, duke shënuar dy herë. Sulmuesi kuqezi ka pak muaj që është kthyer nga një dëmtim i rëndë (këputi në fund të vitit 2022 ligamentin kruciat), që e mbajti jashtë fushës për nëntë muaj.

Lexo edhe:

22-vjeçari është përdorur kryesisht si zëvendësues nga Pochettino, që zgjedhje të parë ka sulmuesin Nicolas Jackson (i grumbulluar nga Senegalin në Kupën e Kombeve të Afrikës).

Broja mund të bjerë më poshtë në hierarki nëse Chelsea shton një sulmues në ditët e mbetura të merkatos së janarit.

Sulmuesi ka impresionuar më parë si i huazuar te Southamptoni gjatë sezonit 2021-22, duke shënuar nëntë gola në 38 ndeshje për “Saints”.

Pochettino pret që së shpejtë të ketë në formë optimale edhe Christopher Nkunku, i cili do të rikthehet pas një lëndimi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...