Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

“Dardanët” me plot 9 mungesa në Slloveni, por do të tentohet surpriza

Përfaqësuesja e Kosovës ka qenë shumë e pafat gjatë vitit 2020, e cila përkon me një periudhë të vështirë për futbollin në mbarë botën për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Në këtë vit kalendarik, “Dardanët” kanë zhvilluar 7 ndeshje gjithsej, prej të cilave kanë barazuar dy (sfidën hapëse me Moldavinë në Nation League dhe atë ndaj Greqisë në transfertë) dhe kanë humbur 5 (zyrtare dhe miqësore). Sigurisht që disfata që “djeg” më shumë dhe ka mbetur peng është pa dyshim ajo me Maqedoninë e Veriut, në gjysmëfinalen e play off-it të Nations League.

Tashmë objektivi është i qartë: të mendohet që tani për eliminatorët e Botërorit. Kosova do të përballet këtë të diel, në orën 20:45, me Slloveninë në transfertë, ku do të tentojë fitoren e parë në grup e cila më shumë se për renditjen (duhet lënë në vendin e fundit Moldavia), shërben për rritjen e moralit dhe të vetëdijes për forcën që kanë “Dardanët”. Një mision tepër i vështirë për faktin se mungesat, edhe në këtë rast, do të jenë thelbësore. Janë  plot 9 lojtarë të cilët nuk mund të japin kontribut ndaj Sllovenëve, kështu që zëvendësi i Challandes (rezultoi me Koronavirus), Muharrem Sahiti, duhet të bëjë modifikime në formacion. Shala dhe Kololli janë të pezulluar prej kartonëve, ndërsa Celina, Zeneli, Voca dhe Muslija janë të dëmtuar. Fazliji nuk do të mund të luajë për arsye të dokumentacionit, ndërsa Rashica dhe Paqarada nuk u lejuan nga klubet e tyre t’i bashkohen Kosovës. Sllovenia, nga ana tjetër, është tepër e motivuar për ta mposhtur Kosovën për të ruajtur diferencën prej 2 pikësh ndaj Greqisë, e cila luan në fushën e Moldavisë.

 

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...