Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Fiton ndaj Girona-s, Villarreal-it i duhen 100 minuta lojë dhe një lojtar më shumë që të gjejë golin

Villarreal e ka mbyllur me pikë të plota javën e 18-të të La Liga, ndërsa përballë kishte Girona-n.

Vendasit diktuan ritmin e sfidës, por iu desh shumë punë dhe një kohë e konsiderueshme për të gjetur rrugën drejt rrjetës.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me barazim pa gola, ndërsa duhet theksuar se kartonët e verdhë në këtë fraksion ishin me shumicë.

Në pjesën e dytë “lufta” vijoi, ndërsa miqtë mbetën në inferioritet numerik, pasi Bueno mori kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën e tij me 10 lojtarë në fushën e lojës.

Në minutën e 90+4’ Moreno humbi penallti për Villarreal-in, ndërsa sfida vazhdoi edhe më tej.

Më pas vendasit fituan tjetër penallti dhe në minutën e 90+10’ Parejo shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe i dhuroi fitoren “nëndetëses së verdhë”.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...