Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Gara tjetër, 3 lojtarë për një Këpucë… të Artë

Me kampionatin që po shkon drejt fundit, përpos luftës për Europën, ka dhe një front ku gara është më e hapur se kurrë, ajo për titullin e kryegolashënuesit sezonal. Një Këpucë e Artë për 3 lojtarë që janë në garë, në “pole-position” janë Taulant Seferi dhe Saliu Guindo, garojnë “rrotë më rrotë” me nga 16 finalizime deri në këtë moment, kur mbeten edhe 3 javë për t’u luajtur.

Në garë edhe pse nga radha e dytë mund të tentojë parakalimin e bujshëm një tjetër lojtar bardheblu, Redon Xhixha që në kuotën e 13 golave i ka të gjitha shanset për të bërë një përmbysje sensacionale. Kjo pasi ndryshe nga Formula Një, në kampionat nuk ka urdhëra skuadre me një pilot të parë dhe të dytë, për t’i hapur krahun Seferit, me Tiranën që mund të krenohet me faktin se prezanton në këtë garë speciale dy kandidatë.

Edhe pse bëhet fjalë për një trofe individual, i rëndësishëm fakti se prezantohen aty lojtarë të dy skuadrave që kryesojnë kampionatin, Tiranës dhe Laçit, konfirmues i faktit se ai i bomberit, është zanati më i kërkuar i kampionatit që të çon te suksesi. Për Tiranën si skuadër, ka paksa edhe motivim nga statistikat, skuadra më e titulluar në vend nuk nxjerr një kryegolashënues të kampionati që nga sezoni 2008-2009 kur Këpucën e Artë e fitonte Migen Memelli.

Diçka që në dekadën e fundit Laçi ja ka dalë ta bërë me Kyrian Nëabuezen, autor i 24 golave dy sezone më parë. Për sa i përket pjesës tjetër të dekadës së fundit, një përbindësh i vërtetë Pero Pejic që e ka fituar plot 3 herë brenda 10 viteve, me Kukësin dhe Skënderbeun, që kanë bërë ligjin duke bërë që të jetë një lojtar i tyre që e fiton trofeun individual plot 6 herë në 10 vitet e fundit.

Për sa i përket kuotës së golave ndërkohë, Seferi, Guindo dhe Xhixha kanë shansin që në 3 ndeshjet e mbetura të përmirësojnë një rekord deri më tani jo dhe aq entuziazmues, pasi me më pak gola se këtë vit, Këpuca e Artë në dekadën e fundit është fituar vetëm një herë, në sezonin 2018-19, kur Rexhinaldos i mjaftuan vetëm 13 gola për t’u shpallur si golashënuesi më i mirë i kampionatit.

 

Këpuca e Artë                 Skuadra             Sezoni              Gola         

Dejvi Bregu                           Teuta                   2020-21              16

Nwabueze                               Laci                     2019-20              24

Reginaldo                               Kukësi                 2018-19              13

Ali Sowe                                 Skënderbeu         2017-18              21

Pero Pejic                               Kukësi                 2016-17              28

Hamdi Salihi                          Skënderbeu         2015-16              27

Pero Pejic                               Kukësi                 2014-15              31

Pero Pejic                               Skënderbeu         2013-14              20

Migen Memelli                      Flamurtari           2012-13              19

Roland Dervishi                    Shkumbini          2011-12              20

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...