Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Josa: Nuk komentoj penalltinë, gabuam shumë në pjesën e parë

Trajneri i Kukësit, Mirel Josa preferoi të mos komentojë penalltinë e akorduar nga arbitri Kola në ndeshjen ndaj Laçit, por analizoi lojën e të tijve dhe u shpreh me rezerva sa i përket paraqitjes në fushë.

A mendoni se ajo penallti e dyshimtë vendosi fatin e takimit sot?
Problemi është që nuk duhet të shkojmë direkt te ai rast. Janë njerëzit e tjerë që merren me këto probleme. Unë do ta komentoja ndeshjen e sotme në një mënyrë të tillë që nuk bëmë një pjesë të parë të mirë. Humbëm shumë topin dhe na zunë në kundërsulme. Ky ishte gabime si dhe mosvendosja mirë në pozicione. Nuk bëmë gjë përpara as në veprimet sulmuese. Në pjesën e dytë, skuadra u shpreh shumë mirë. Në momentin më të mirë tonin u goditëm me penalltinë që dha arbitri.

Edhe sot Kukësi u pa me dy fytyra në fushë?
Ndikon ana psikologjike, pasi skuadra u ngarkua mbas pësimit të golit. Pësuam gol nga hiçi nga një vendosje jo e mirë. Ky ishte një moment që Laçi e shfrytëzoi shumë mirë. Unë mendoj që pjesa e dytë ishte një tablo komplet tjetër, gjë që nuk më pëlqen.

Si mendoni të dilni nga ky moment i vështirë?
Ana psikologjike e një skuadra ngrihet nëpërmjet mënyrës se si komunikon me lojtarët. Nuk është stafi teknik pati ndonjë reagim të keq në momentin e pësimit të golit. Thjesht janë momente që lojtarët duhet t’i kapërcejnë vet, më tepër te personaliteti që mund të kenë këto futbollist. Nuk mund të themi asnjëherë që janë futbollistë të mirë që duhan kohë. Futbollisti i mirë luan siç kemi rastin e mesfushorit Mate që e luan futbollin shumë drejtë

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...