Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Ka vdekur Maradona”, thirrjet e turpshme të tifozëve të Spezias ndaj Napolit

Rivaliteti mes Spezias dhe Napolit është rritur në mënyrë eksponenciale kohët e fundit. Përtej përballjes klasike mes veriut dhe jugut të Italisë, majin e kaluar ndeshja mes Spezias (Liguria) dhe Napolit (Campania) u ndërpre për shkak të përplasjeve në tribunat e stadiumit “Alberto Picco”.

Fakti është se dje Napoli u rikthye në atë stadium si lider i kampionatit dhe pas një pjese të parë pa fitues, pavarësisht kontrollit të lojës nga vizitorët, dy emrat e sulmit napolitan, Kvaratskelia dhe Osimhen vendosën sfidën sapo nisi pjesa e dytë.

Por edhe para se të shënoheshin golat, kur tifozët vendas ndiheshin më optimistë, brohoritjet e tyre synonin t’i bënin nervozë futbollistët e Napolit.

Dhe nuk gjetën asnjë mënyrë tjetër për ta bërë këtë, veçse duke ironizuar në mënyrë të turpshme vdekjen e Diego Armando Maradonës.

“Sai perché mi batte il corazon? E’ morto Maradona” (A e dini pse më rreh zemra? Ka vdekur Maradona) apo  “Diego non pip*a piú” (Diego nuk urinon më) janë disa nga thirrjet që u dëgjuan në tribunën ku ishin vendosur fansat më të zjarrtë të Spezias.

Gjoba që pritet të marrë klubi ligurian për veprime të tilla është 10 mijë euro, por sipas asaj që thuhet në Itali nuk mjafton sepse po përsëriten çdo fundjavë.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...