Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Klauzolë e veçantë në kontratë, ja si Barcelona mbrohet nga forma e dobët e Lewandowskit

Robert Lewandoski është përshtatur më së miri te Barcelona dhe këtë e tregon forma e jashtëzakonshme që ka shfaqur në ndeshjet e para të kampionatit. “Bomberi” polak numëron 5 gola në 4 ndeshje në La Liga, në të cilat ka luajtur gjithmonë titullar.

Gjithsesi, drejtuesit e Barçës, për të mos u ndodhur para ndonjë të papriture të pakëndshme, kanë përfshirë një klauzolë në kontratën e ish-sulmuesit të Bayernit nëse nuk do të përmbushë pritshmëritë. Më konkretisht, nëse Lewa nuk luan të paktën 55% të ndeshjeve, klubi “blaugrana” ka të drejtë t’i prishë kontratën.

Këtë sezon ai do të ketë një pagë neto prej 10 milionë eurosh, në sezonin ‘23-’24 paga do të rritet në 13 milionë dhe në ‘24-‘25 në 16 milionë. Në sezonin ‘25-‘26, në rast rinovimi, do të bjerë në 13 milionë. Gjithashtu sulmuesi polak mund të fitojë deri 1 milion euro më shumë në formë bonusesh, në varësi të trofeve që do të fitojë Barça.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...