Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi shpërthen ndaj arbitrit Kola: Një kamikaz që na dëmton sërish, u caktua qëllimisht

Një penallti e akorduar në favor të Laçit në pjesën e dytë, u dha fitoren kurbinasve në sfidën ndaj Kukësit, ndërsa verilindorët reaguan mjaft ashpër ndaj arbitrit Klajdi Kola.

Disa javë më parë Kukësi e kishte shpallur “non grata” arbitrin Kola, pasi anuloi një gol të rregullt të verilindorëve në ndeshjen ndaj Tiranës, megjithatë sot ai u përcaktua të arbitrojë sërish një ndeshje të tyre.

Klubi i Kukësit reagoi zyrtarisht nëpërmjet një komunikate, ku e quajti arbitrimin e Kolës një teatër dhe paralajmëroi se do të bëjë ankimim në prokurori e FSHF për të marrë masa ndaj tij.

Ja komunikata e plotë e Kukësit:
Sot ne “Elbasan Arena” u gjykua nje tjeter ndeshje nga skena teatrale e arbitrimit shqiptar me aktor kryesor kamikazin Klajdi Kola i cili na demton edhe nje here tjeter ne menyre direkte duke ndikuar ne rezultat. Kamikazi Kola akordon nje penallti te paqene kunder skuadres sone, duke i dhene mundesi ekipit kundershtar per te kaluar ne avantazh ne momentet kur ekipi yne kishte ne dore frenet e lojes.

Pavaresisht se FK Kukesi kishte kerkuar nga FSHF dhe nga Liga Profesioniste qe ky kamikaz te mos gjykonte me ekipin tone, Kola u percaktua ne ndeshjen ndaj nesh me tendencen per te na demtuar duke e arritur me sukses objektivin e tij.

Pas ndeshjes ndaj Tiranes (0-0) ku Klajdi Kola anulon nje gol te rregullt te ekipit tone, sot behet vendimtar me kartone te shumte kunder nesh dhe me vendime plotesisht te njeanshme.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...