Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Toronto e Oklahoma dhurojnë spektakël, fundoset Houston Rockets!

Humbja ndaj Milwuakee Bucks ishte vetëm një aksident për Toronto Raptors. Skuadra kanadeze u rikthye menjëherë te fitorja pasi mposhti lehtësisht në Scotiabank Arena, Philadelphia 76ers me rezultatin 129-112 duke regjistruar fitoren e 7-të sezonale. Meritat në këtë fitore të Raports i kishte treshja Leonard-Valanciuans-Lowry, me ish lojtarin e San Antonios që realizoi 31 pikë po aq sa edhe kameruanasi Joel Embiid për Philadelphian të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar humbjen e skuadrës nga Pensylvania. Nëse Rusell Westbrook shfaq nivelin e tij më të mirë, edhe Oklahoma City Thunder e ka më të thjeshtë të fitojë. Në suksesin e dytë radhazi të Oklahomës me shifrat 128-110 ndaj Los Angeles Clippers dy yjet e City Thunder Westbrook dhe Paul George realizuan nga 32 pikë secili me të parin që spikati dhe me 8 asiste ndërsa ish lojtari i Indiana Pacers kontrolloi plot 12 topa poshtë tabelës. Vijon rënia e lirë e Houston Rockets. Skuadra që shikohej nga të gjithë si rivalja e madhe e Golden State në betejën për titullin kampion i ka bërë një start katastrofik këtij sezoni. Teksanët pësuan humbjen e 4-t radhazi dhe të 5-ën në 6 takime. Pa James Harden që vazhdon të jetë i dëmtuar Rockets janë një skuadër pa busull. Në Toyota Center ligjin këtë herë e bëri Portland Trail Blazzers që u largua nga parketi i Houston-it me një fitore të thjeshtë 104-85.  Meritat shkojnë për dyshen Lillard-Nurkic të cilët realizuan nga 22 pikë secili. Një fitore të madhe mori dhe Boston Celtics që në shtëpi kaloi me rezultatin 108-105 Detroit Pistons për meritë edhe të Kyrie Irving që e mbylli takimin me 31 pikë 5 asiste e 5 rebound.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...