Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Ndeshja me Atletic d’Escaldes, Zekic: Partizani është gati, për kualifikimin flasim pas takimit të parë!

Partizani do të ndeshet këtë të martë në orën 17:00 në transfertë me Atletic d’Escaldes në raundin dytë të Conference League.

Duke folur në konferencën për mediet në prag të këtij takim, trajneri i “të kuqve” të kryeqytetit, Zoran Zekic theksoi se skuadra është gati, ndërsa shtoi se sa i përket kualifikimit, kjo gjë do të shihet pas ndeshjes së parë.

Lexo edhe:

Ndeshja e parë ndaj Atletic d’Escaldes luhet në Andorra, ju favorizon kjo?

: Jo nuk besoj. Ajo që është më e rëndësishme është që këtu duhet të jemi të përqendruar maksimalisht dhe të luajmë lojën tonë. Të tregojmë autoritet në ndeshjen e nesërme.

Si është gjendja fizike e skuadrës, e keni të gjithë grupin të gatshëm për neser?

: Sot do të zhvillojmë edhe seancën e fundit. Deri tani të gjithë lojtarët janë të gatshëm. Kemi luajtur dy ndeshje dhe shpresoj që të mos kemi asgjë serioze për ndeshjen e nesërme.

Mendoni që kualifikimi në raundin tjetër do të vendoset në Tiranë?

: Për këtë duhet të flasim pas ndeshjes së parë. Janë dy përballje për t’u luajtur, do të fokusohemi te ndeshja e nesërme. Kemi analizuar kundërshtarin gjatë këtyre ditëve. Nesër duhet të mendojmë për paraqitjen tonë dhe të jemi gati për çdo gjë që mund të ndodhë gjatë ndeshjes.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...