Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

President dhe lojtar, kampioni i botës në vitin 1994 kthehet në fushën e gjelbër

Koncepti trajner-lojtar është tashmë i rrënjosur në futbollin modern. Futbollistët si Wayne Rooney, Ryan Giggs dhe madje edhe vetë Romário, me Vasco da Gaman, kanë ndërthurur rolin e tyre si lojtar me postin e trajnerit.

Megjithatë, “ylli” brazilian sapo ka krijuar një koncept të ri: lojtar-president. Sipas medias braziliane “Globoesporte”, në moshën 58-vjeçare Romário de Souza do të veshë sërish uniformën e futbollistit për të mbrojtur ngjyrat e klubit që ai udhëheq, America de Rio de Janeiro.

Lexo edhe: 

Sipas këtij mediumi, kampioni i botës i vitit 1994 do të marrë pagën minimale dhe do t’ia dhurojë vetë klubit. Ish-futbollisti i Barcelonës doli në pension në vitin 2009 dhe mori presidencën e “klubit të zemrës së tij” janarin e kaluar. America RJ është në Serinë D, ekuivalente me divizionin e katërt.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...