Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Projektohet transferimi në Itali, i preferuari i Mourinhos drejt Lazios

Maurizio Sarri kërkon një mbrojtës të majtë dhe Igli Tare ka piketuar Sergio Reguilon, i cili ka përfunduar jashtë planeve të Tottenhamit. Klubi londinez e bleu 25-vjeçarin nga Madridi 30 milionë euro dy vite më parë, duke i plotësuar një nga dëshirat kryesore Jose Mourinhos.

“Special One” nuk është më, ai drejton Romën, ndërsa Antonio Conte preferon dyshen Perisic-Sessegnon në linjën e majtë. Lazio ka nisur bisedimet me Spurs për marrjen e lojtarit spanjoll në huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit për 18-20 milionë euro.

Reguilon dëshironte rikthimin te Sevilla, klub ku bëri mirë dhe fitoi Europa League, por andaluzianët preferuan afrimin e Alex Telles nga Manchester United. I vetmi problem që lidhet me kalimin e Reguilon te Lazio është paga sezonale.

Ish-lojtari i Realit të Madridit përfiton 3.3 milionë euro në sezon nga kontrata me Tottenhamin, ndërkohë që Lazio po kërkon ndihmë nga anglezët për të paguar të dy bashkë pagën vjetore të anësorit të majtë.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...