Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shkëmbi: Bylisin e mposhtim sërish, pres më shumë nga reparti i sulmit

Trajneri i Teutës, Blendi Shkëmbi doli sot në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Bylisin nesër në orën 13:00, ku foli për humbjen e durrsakëve në Laç dhe premtoi një tjetër ndeshje nesër ndaj mallakastriotëve.

Si është gjendja e grupit para kësaj sfide?
Fizikisht grupi është mirë, por jemi munduar të punojmë në aspektin psikologjik dhe të jemi të qetë për ndeshjen me Bylisin. Teuta duhet të bëjë ndryshe nga se bëri me Laçin. Duhet të bëjë ato që ka bërë, ato që po bënte deri para ndeshjes së fundit në kampionat. Nuk ka asgjë që më shqetëson dhe jam i bindur që skuadra do të reagojë.

Bylisi po bën mjaft mirë këtë sezon, por ju jeni skuadra e vetme që e keni mposhtur…
Na vjen mirë që jemi të vetmit që e kemi mundur Bylisin dhe natyrisht ka shumë shanse të ndodhë sërish. Në këtë kampionat mund të fitohet ndaj kujtdo. Receta për të fituar? Jam dakord që kemi pasur probleme në sulm, por nuk e kemi vetëm ne. Kudo në botë është e vështirë në sulm. Shpresoj të ndryshojë pikërisht pjesa sulmuese. Nuk do të thotë gjë me sa sulmues luhet, por ka të bëjë me qetësinë. Normalisht duhet të mbështesë i gjithë ekipi.

Çfarë mendoni se nuk shkoi në Laç?
Jam dakord që nuk ishte Teuta që keni parë dhe jeni mësuar. E kam thënë edhe pas ndeshjes, përgjegjësitë i kam unë. Nuk arrita ta përgatis ekipin në aspektin psikologjik për ndeshjen me Laçin. Shpresoj që të kemi bërë të kundërtën tani dhe lojtarët të kenë të kuptuar se duhet ta ndryshojnë patjetër mënyrën e lojës.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...