Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Sulmuesi i ri i “Djajve të Kuq”: Do të derdh gjak për këtë fanellë

Blerja e re e Manchester United, Rasmus Hojlund, prezantua plot bujë në mitikun “Old Trafford” para një numri të konsiderueshëm tifozësh.

Sulmuesi danez 20-vjeçar është kthyer në transfertën më fitimprurëse në historinë e Atalantës me 75 milionë eurot e paguara nga “Djajtë e Kuq” (plus 10 në bonuse). Lojtari ka folur për kanalet zyrtare të klubit anglez, duke fituar ende pa zbritur në fushë zemrat e tifozëve:

Lexo edhe:

“Jam entuziast, do të derdh gjak për këtë fanellë dhe dua të fitoj trofe, prandaj jam këtu. Sigurisht që kam shumë për të mësuar, por dua të bëhem një sulmues i klasit botëror sa më shpejt të jetë e mundur.”

Danezi vazhdon: “Unë jam këtu edhe sepse Premier League është më konkurruesja në botë. Të luaja për Manchester United ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe këta faktorë më shtynë të vendos të vij këtu.”

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...