Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Tjetër goditje e rëndë nga derbi, Interi pa trajnerin dhe një titullar ndaj Napolit

Rrufe në qiell për pastër për tifozët e Interit, që prej dy ditësh ishin në ankth për një pezullim të mundshëm të Lautaro Martinez, pas incidentit me Theo Hernandez në sekondat e fundit të derbit të Milanos.

Sulmuesi argjentinas ia hodhi vetëm me një gjobë për përplasjen me mbrojtësin francez të Milanit, megjithatë ai që pagoi më shtrenjtë ishte mbrojtësi Alessandro Bastoni, i cili është pezulluar me dy javë nga organet disiplinore.

Në arsyetimin e dënimit thuhet se “Bastoni ka përdorur shprehje fyese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, duke përsëritur dy herë këtë sjellje, pavarësisht ftesës për të heshtur dhe për t’u larguar”.

Mbrojtësi zikaltër do të humbë jo vetëm transfertën ndaj Napolit në fundjavë, por edhe sfidën e ardhshme ndaj Sassuolos në “San Siro”, megjithatë nuk përfundon asgjë këtu, pasi në “Dirgo Armando Maradona”, Inter do të udhëtojë edhe pa trajnerin Simone Inzaghi.

Edhe ky i fundit është pezulluar me një javë “pasi në përfundim të ndeshjes, në tunelet drejt dhomave të zhveshjes, i është afruar arbitrit dhe ka përdorur shprehje fyese e jo respektuese ndaj tij”, thuhet në arsyetim.

Pas humbjes me përmbysje në derbi, ku zikaltrit u ndjenë “të vjedhur” nga arbitrimi i Guida-s, tashmë vijnë edhe këto pezullime, që prishin jo pak punë, duke qenë se në fundjavë Interi do të luajë në transfertë ndaj Napolit, një tjetër kundërshtar direkt për titullin kampion.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...