Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia ka humbur shkëlqimin, tani edhe Europa në rrezik

10 pikë larg vendit të dytë. Kaq ishte distanca që Vllaznia kishte deri pak muaj më parë. Tani që flasim, pranë kuqebluve nuk qëndron vetëm një skuadër pranë por plot tri. Në të tilla kushte presioni sa vjen e shtohet në kampin shkodran. Nëse deri para pak muajsh kishin luksin që t’i lejonin vetes edhe ndonjë gabim të vogël, momentalisht një gjë e tillë kategorikisht është e ndaluar.

Ndaj Teutës ishte humbja e tretë në pesë ndeshjet e fundit të Superiores. Të sigurosh kreun është e vështirë por ta mbash atë është edhe më e vështirë. Sigurisht që ana psikologjike dukshëm ndikon në lojën e shkodranëve, është shndërruar edhe në një lloj ngërçi në lojën e kuqebluve. Në Shkodër duan të gjejnë shkaqet e këtyre humbjeve, teksa vështirësia për të dalë nga kjo situatë bëhet edhe më e vështirë, aq më tepër kur ndjekësit duket sikur janë më të motivuar për t’i parakaluar shkodranët, sepse motivimi nuk u mungoi edhe kur kuqeblutë ishin 10 pikë larg.

Vetëm një fitore në 5 takimet e fundit dhe ajo ndaj Apolonisë një rivale, që të paktën në letër konsiderohej e kalueshme. Është momenti për të reaguar, por mes dëshirës dhe mundësive për ta bërë të mundur një gjë të tillë në mes është një det i tërë.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...