Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Shqipëria me mendjen te festa, mbyllet pa gola ndaj Ishujve Faroe! Kuqezinjtë në krye të Grupit

Në nje ndeshje të vakët dhe pa shumë raste, Shqipëria e mbyll këtë fushatë kualifikuese për Euro 2024, me një barazim 0-0 ndaj Ishujve Faroe. Një pikë që i mjafton Shqipërisë për të siguruar kreun e Grupit E me 15 pikë duke shkuar në Europianin e verës së ardhshme nga porta kryesore. Në një Air Albania të mbushur në kapacitet maksimal, mes disa ndryshimeve në formacion nga trajneri Sylvinho, lojtarët kuqezi dukeshin me mendje te festa e kualifikimit.

Munguan rastet e pastra teksa për të pritur të parën goditje në kuadrat duhej të shënohej minuta e 36-të me Nedim Bajramin që tentoi nga distanca, por që u ndal nga portieri kundërshtar. Shtatë minutat shtesë të pjesës së parë ishin të tëra për Shqipërinë, por si Uzuni ashtu edhe Daku nuk mundën të finalizonin në pozicione mjaft të favorshme. Fraksioni i dytë ishte i vakët, madje ishin miqtë që patën më shumë iniciativë duke kërcënuar edhe njëherë portën e Strakoshës.

Ndërkohë, në të 67-tën, u regjistrua një kombinim i bukur mes Dakut dhe Asanit, me këtë të fundit që provoi por u devijua nga njëri prej mbrojtësve kundërshtarë. Deri në fund, nuk pati më raste konkrete dhe Shqipëria e mbyll me një barazim pa shkëlqim këtë fushatë eliminatore. Megjithatë, kuqezinjtë arritën një objektiv madhor si kualifikimi në Europian dhe tashmë festa mund të nisë plotësisht.

Shqipëri-Ishujt Faroe 0-0

Kronika e ndeshjes:

67′ Kombinim i bukur mes Asanit dhe Dakut, godet sulmuesi anësor por topi devijohet në këndore nga një prej mbrojtësave kundërshtarë

55′ Për pak na befasojnë Ishujt Faroe, goditja e Bjartalid shkon ngjitur me shtyllën e Strakoshës

45+7′ Tjetër rast për Shqipërinë, Daku shpërdoron i vetëm përballë portierit kundërshtar

45+7′ Uzuni i afrohet golit, pret portieri kundërshtar

36′ Aksion individual i Nedim Bajramit, fantazisti provon me një goditje të fortë, por ndalet nga portieri kundërshtar

30′ Përplasje e frikshme mes lojtarëve të Ishujve të Faroes, problem për njërin prej tyre

19′ Asllani provon topin e gjatë për Dakun, sulmuesi provon deri në fund, por ishte në pozicion jashtë loje

1′ Starton ndeshja në Air Albania, Shqipëria luan e kualifikuar ndaj Ishujve Faroe, por pretendon të sigurojë edhe vendin e parë në Grupin E

 

Formacioni:

Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Mitaj, Asllani, Bare, Uzuni, Bajrami, Asani, Daku
Trajner: Sylvinho

 

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...