Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rastet e njëpasnjëshme të futbollistëve me probleme në zemër, kardiologu: Thjesht rastësi!

Në kohët e fundit më futboll janë shfaqur shumë raste të futbollistëve të cilët kanë pasur probleme në zemër. Mjaftojmë të kujtojmë se Aguero u detyrua të “pensionohej” para kohe prej kësaj çështje, ndërsa Lindelof i Manchester United dhe Piotr Zielinski i Napolit shfaqën probleme me frymëmarrjen duke trembur jo pak klubet përkatëse. Sakaq, listës së të sipërpërmendurëve mund t’i shtojmë edhe lojtarë të cilët nuk janë në fokusin kryesor, por kanë pasur shqetësime kardiake.

Fjala është për Martin Terrier i Rennes, Ricardo Gomez i Partizanit të Beogradit i cili pësoi kolaps në stërvitje, lojtari i Wigan, Leam Richardson që shpëtoi falë ndërhyrjes së CPR, John Fleck i Reading, Adama Traore i Sheriff Tiraspol apo edhe Emil Palsson i cili luan në divizionin e dytë norvegjez dhe teknikisht ishte i vdekur për katër minuta duke risjellë në memorie edhe atë çka i ndodhi Eriksen në Euro 2020.

Kështu, të githa këto ngjarje të rënda të ndodhura në një hark të shkurtër kohor kanë ngritur shumë pikëpyetje, ndërsa së fundmi është menduar se te lojtarët mund të ketë ndikuar negativisht COVID-i apo vaksina kundër COVID.

Megjithatë, këtë hipotezë e ka hedhur poshtë mjeku kardiolog në Federatën angleze, Sanjay Sharma, i cili thekson se nuk ka të bëjë aspak COVID, ndërsa të gjitha këto ngjarje i sheh si thjesht një rastësi e keqe.

“Është shqetësues fakti që njerëz kaq të rinj që supozohen të jenë pjesa më e shëndetshme e shoqërisë të kenë probleme kardiake. A po testohen si duhet këta njerëz? Ndjesia ime është se një është një statistikë fatkeqe se sa një trend në rritje i futbollistëve me probleme. Të gjithë po dalin në konkluzionin se kjo vjen prej COVID, apo edhe më keq se diçka e tillë vjen prej vaksinës.

Unë mund të them se arresti kardiak i Eriksen nuk ka të bëjë fare me COVID apo me vaksinën, apo edhe problemet e fundit të Agueros. Si dikush që ka njohuri në këtë fushë mund të them se problemet e tyre erdhën nga futbolli dhe jo faktorë të tjerë, mund të them se ishte fat i keq”, u shpreh kardiologu.

Lajme të tjera

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...